Bashkimi Kosovë-Shqipëri, Baze: Nuk është tabu, Serbia kërkon riformatim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Janar, 2022

Gazetari Mero Baze foli për emisionin “Tiranë-Prishtinë” në ABC në lidhje me mundësinë e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Baze tha se kjo nuk është një temë tabu por shtoi se kjo nuk varet më nga Shqipëria. Ai tha se Kosova duhet të garantojë pavarësinë e saj dhe të vendosë në lidhje me pozitat që do të vendosë të mbajë.

“Bashkimi Shqipëri Kosovë nuk është më temë tabu. Por nuk varet më nga Shqipëria. Mbi të gjitha është çështje e Kosovës. Ajo duhet të mbyllë raportin e njohjes reciproke me Serbisë ose të përparojë në hapat e stabilizimit. Ne nuk mund të sillemi si pushtues nga Kosovës, Kosova duhet të garantojë pavarësisnë e saj dhe pastaj të tregojë vullnetin e saj. Serbia kërkon riformatim të Ballkanit. Nuk e dimë nëse jemi përballë një paqe apo një lufte të re. Kosova të ketë guximin të negociojë të ardhmen e vet. Kosovocentrizmi është nacionalizëm modern në Kosovë. Ata janë ata që duan atë katundin e vogël”, deklaroi Baze.

Ai u ndal edhe te raporti i Kosovës me drejtësinë duke komentuar edhe burgosjen në Hagë të disa prej ish-zyrtarëve të saj.

“Është fat që në vitin 1999 në Shqipëri ishte në pushtet e majta. Sepse u bë pro Kosovës. Kjo e shpëtoi historinë. Sepse më vonë socialistët flisnin për Kosovën si për vendin e tyre. Kosova kishte hallet dhe problemet e veta. Nuk kishte shtet fare. Nga Kosova vinin mashtrues për investime në Shqipëri dhe shkaktonin problem. Disa simbole të tilla që mjaftonin për ta ilustruar. Ishte shumë e rrezikshme. Për mua gjithë historinë e zgjidhi viti 1999. Deri në atë kohë për mua ka qenë një situatë gati raciste. Nuk ekziston më.

Edhe shoqëria e Kosovës ka një nivel të prapambetur në raport me drejtësinë. Nuk e ka kulturën e drejtësisë shoqërore. Fakti që pas viteve 2000 nuk dënoi dot krimet e veta, nuk mbajti raport me të vërtetën. Fakti që Kosova nuk kishte vetëdije për drejtësinë dhe të drejtën, bëri që sot udhëheqësit e Kosovës të jenë në Hagë. Njerëz që luftuan kundër spastrimit etnik po dënohen si kriminelë lufte. Sepse vetë shoqëria e Kosovës nuk ka qenë reflektive. Kur vjedh nuk vjedh si serb por si qytetar. Kosova duhet ta tejkalojë këtë ngërç. Është çështje e raportit që ti ke me të drejtën”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram-begaj

Tensionet në Veri, Begaj: Rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe, Kosova të tregojnë maturi

plazh-australi-us

“National Geographic” liston plazhet më të bukura të Rivierës shqiptare/ Rama: Spanjollët, surpriza e turizmit në vend

vangjush dako

Ish-kryetari i Durrësit përfundon në burg, ja dosja që e ngarkon me akuza

spartak

Spartak Ngjela: PD, parti e paaftë që të zgjedhë një kryetar

PD-partia-demokratike

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

Dimitris Christopoulos

Profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

Bamir Topi

Topi: Opozita është në një situatë dramatike, “Qytetarët nuk ka se kush t’i përfaqësojë”

Rama-kurti

Analistët dënojnë qëndrimin e Ramës për Kosovën

rishi-sunak

Sunak: Kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë të paligjshëm

INFO

NA NDIQ