shkruan: Muhamer Pajaziti
Bashkimi Evropian sot gjendet përballë një dileme, ose të shkoj me një hap të guximshëm drejtë miratimit të një Kushtetute Evropiane, ku shtetet Anëtare do ta dorëzojnë sovranitetin e tyre edhe në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, duke krijuar një ushtri të fortë dhe rregulla të unifikuara në politikën e jashtme, ose të kthehet në shtyllën e parë, tek bashkëpunimi ekonomik, por si një xhuxh politik, i pa aftë për të qenë lojtar global.
Më e mira do të ishte që BE-ja të ec përpara me ritme të shpejta, duke e integruar Ballkanin dhe Turqinë, ndërsa skenari më i keq do të jetë mbetja vetëm tek bashkëpunimi ekonomik, të cilin nuk e ka aq edhe të sigurtë. Me këtë të fundit do të rikthehen edhe më fuqishëm vendet e lindjes në këtë kontinent, ndërsa BE-ja do të dukej e brishtë duke qëndruar në këmbë të qelqta.