Bashkoju nismës “Ndihmojmë edukimin e 99 nxënësve filloristë”

Picture of ina-online
ina-online

13/09/2024

Ndihmojmë edukimin e 99 nxënësve filloristë është motoja e nismës së ndërmarrë nga një grup qytetarësh, intelektualë që synon që përgjatë vitit shkollor me iniciativë vetanake të mbulojë edukimin joformal të kurseve të gjuhëve, programeve psiko-zhvillimore, atyre socializuese e motivacionale dhe jo vetëm; ndaj, një nisme të këtillë kërkon tí bashkëngjiten njerëz të vullnetit të mirë, persona fizik, subjekte juridike, grupe formale jo formale dhe të ngjashme.

Numri i nxënësve që synohet të përfshihen është 99 nxënës. Apelojmë tek të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar këtë kategori të nxënësve të talentuar dhe atyre në nevojë që ti bashkohen nismës së një grupi të intelektualëve. Kjo ide ka ardhur si rezultat i nevojës për të kërkuar dije dhe njohuri të reja për të zgjeruar diapazonin mësimor, ndërkaq nga ana tjetër nxënës që mbase kanë nevojë për dije elementare (përsëritje të shkronjave e matematikë elementare) edhe pse në shkollimin e rregullt kanë kaluar në klasë të katërt, duke mos lënë anash edhe fëmijët që në një apo formë tjetër mund të kategorizohen me ndonjë nevojë speciale. Ky grup ka nevojë për mbështetje financiare dhe shpresojmë se njerëzit e vullnetit të mirë do ti përgjigjen pozitivisht kësaj nisme fisnike. Kategorizimi i nxënësve do të bëhet nga Këshilli iniciues i cili do t’ju drejtohet shkollave fillore te Tetovës për gjetjen e nxënësve nga kategoritë që parashohin organizatorët, edhe atë:

Mbështetje edukative, arsimore, socializuese e motivuese:

– 33 nxënës super inteligjent të suksesshëm (në nevojë financiare)

– 33 ⁠nxënës me sukses nën mesatar (në nevoje financiare)

– ⁠33 nxënës me nevoja ndryshe dhe jo vetëm…

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet për të përkrahur këtë nismë për të ndihmuar nxënësit shqiptar të talentuar dhe atyre në nevojë mund të marrin informacione më të hollësishme në nr. 075 444 440

TË FUNDIT
4 ditë
Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT
4 ditë
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi
5 ditë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
5 ditë
Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore
6 ditë
Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës (FOTO)

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

universiteti-i-tetoves-UT

Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT

Nobel_Kimi-780x470

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Shkolla Vizbeg

Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore

vdekje-lajm-vdiq

Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës (FOTO)

ministria e arsimit mash

MASH hap konkurs për bursa për nxënës dhe studentë

Redona Bexheti

Redona Bexheti e vetmja në trojet shqiptare që doktoron në fizikë mjekësore!

Shkolla Vizbeg

Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi

lulzim aliu jusuf zejneli

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim pune Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu

INFO

NA NDIQ