Me ndeshjet e zhvilluara mbrëmë është kompletuar java e 21-të në Euroligën e basketbollit Është mbyllur raundi i 21-të i Euroleague në basketboll, ku tanimë kltryesimin e kanë mare Olympiacos dhe Real Madrid. Të dyja këto skuadra kanë dalë fituese në takimet e fundit.
Real Madrid në El-clasikon spanjolle mundi Barcelonën me rezultat 91-86, ndeshje kjo që u vendos në kohën shtesë. Ky sukses i jep kreun ekipit madrilèn, duke zbritur katalanasit në vendin e tretë.
Fitore të rëndësishme korri Olympiacos, që mundi Maccabin në Athinë me rezultat 95-89. Për skuadrën greke ishte kjo fitorja e 14 në këtë edicion. Pas kohës shtesë fiton edhe Baskonia Gasteiz, kundër kampionëve në fuqi Anadolu Efes me rezultatin 114-111 .
Rezultatet e javës së 21-të
Real Madrid – Barcelona, 91-86
Alba Berlin – Valencia Basket, 88-94
Monaco – Armani Milano, 101-88
Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 89-65
Villeurbanne – Fenerbahce, 91-77
Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 78-79
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 114-111
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 95-89
Bayern Mynih – Virtus Bolonja, 91-84
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia