Reprezentuesi maqedonas i basketbollit, Stojan Gjuroski, i cili momentalisht luan për skuadrën e Pelisterit, është njëri prej të lënduarve në përleshjen që ndodhi dje në pistat e skijimit në Mavrovë.
Ai ka shijuar motin e bukur dhe borën në shpatet, së bashku me vëllain e tij Mladen dhe dy shokë të tjerë, të cilët, sipas dëshmitarëve okularë, janë futur në një duel verbal me katër mysafirë nga Kosova të moshës 14-30 vjeç, të cilët pas një zënke u përleshën edhe fizikisht.
“ Nuk dihej kush kë dhe me çfarë po godiste. Ata ziheshin dhe goditeshin me çizmet e skive. U përdorën ski, shtylla skish e të tjera. Sherret dhe zënkat e tilla janë të zakonshme në qendrën e skijimit në Mavrovë, para së gjithash për shkak të mosrespektimit të rendit”, tha një dëshmitar okular për portalin MMS.
Sipas dëshmitarëve okularë, Stojan Gjuroski është goditur me ski në krah, i cili ka mbetur i lënduar, për çka është dashur të dërgohet te mjeku fillimisht në spitalin e Gostivarit, e më pas në qendrën klinike të Shkupit. Ngjarja konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme.
Gjurovski konfirmon për Sloboden Pecat se nga incidenti i është thyer krahu dhe kanë shtuar se pas konfliktit verbal kanë qenë duke u ngjitur në ski lift dhe duke i pritur lart me skitë e hequra.
“Policët nga OVR Gostivar dje rreth orës 18.15 janë privuar nga liria: J.O.(27), DO (30), F.O.(29) dhe A.O.(19) nga Republika e Kosovës dhe BD (29), GG (25), MG. (41) dhe SG (30) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike, e cila rreth orës 14:50 ka ndodhur në pistat e skijimit të Bistrës në Mavrovë. Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore. Nga aty janë transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Të gjithë të përfshirët janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Basketbollisti i Pelisterit tani ndihej mirë, lëndimi i është shëruar, por për momentin nuk dihet se sa do të mungojë në fushën e basketbollit.