Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!

Picture of ina-online
ina-online

12/09/2024

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar në media gjithë këto kohë, nuk do të ketë bashkim mes frontit opozitar të të rinjve në politikë.

Pasi Arlind Qori refuzoi bashkimin me Endrit Shabanin dhe Adriatik Lapajn, dhe e nënkuptoi këtë të fundit edhe si gjobëvënës, Kreu i ”Shqipëria Bëhet” i përgjigjet ”flakë për flakë” Kreut të Lëvizjes ”Bashkë”.

Lapaj e sfidon Qorin të përmendë emrat e të gjithë oligarkëve dhe jo vetëm 2 prej tyre, pasi kjo ngre dyshime të mundshme për gjobëvënie.
I ftuar në Podcast”in ”Të Pashoq” me Edjona Dervishin, Lapaj deklaroi se janë drejt finalizimit të bashkimit me Nismën ”Thurje” të Endrit Shabanit, pasi Lëvizja ”Bashkë” nuk ka pranuar t’i bashkohet.
Lapaj thotë se është i hapur për të gjithë, përvec PS-PD-PL, por edhe fraksioneve që do të dalin nga PD.
Adriatik Lapaj sfidon direkt Edi Ramën, se do të marrë 71 mandate në 2025, duke mposhtur establishmentin e mbi 3 dekadave dhe rikthyer rotacionin e pushtetit.

I pyetur se kush e financon e me cfarë parash po e mbajnë partinë, Adriatik Lapaj ‘hap thesin’ dhe zbulon të vërtetën.

Më herët, po në ‘Të Pashoq’, Arlind Qori ngriti dyshime se Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani mund të shiten te Edi Rama, ndaj ai nuk u zë besë dhe nuk pranon të bashkohet me ta, për të dalë një front i përbashkët opozitar i të rinjve në zgjedhjet parlamentare të 2025. Ndryshe nga ai, Endrit Shabani deklaroi në ‘Të Pashoq’, se është i gatshëm për bashkim, por pengesa është kreu i Lëvizjes ‘Bashkë’.

Por kush janë njerëzit dhe partitë që do të bashkohen në këtë logjikë? Bëhet fjalë për Adriatik Lapajn, Endrit Shabanin dhe Dashamir Shehin, pasi edhe ky i fundit është larguar nga establishmenti dhe ka dalë kundër tij, duke shprehur pëlqimin për t’u bashkuar me të rinjtë.

TË FUNDIT
2 orë
luciano-boci
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvill...
3 orë
protesta-pd-opozita-tirane
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojn...
2 ditë
Saranda
"Lonely Planet" përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025
2 ditë
Foto: Ilustrim
Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie ...
2 ditë
sigurimi i veturave makinave kartoni gjelber
Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

ME TE LEXUARA

3 orë
protesta-pd-opozita-tirane
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojn...
2 orë
luciano-boci
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvill...

LEXO MË SHUMË

luciano-boci

Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi

protesta-pd-opozita-tirane

Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

Saranda

“Lonely Planet” përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025

Foto: Ilustrim

Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)

sigurimi i veturave makinave kartoni gjelber

Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

vlora permbytje

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

thethi turizmi malor

Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore

rama-spital

Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

Tirana

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më shtrenjtë

INFO

NA NDIQ