Bastisje e hatashme e policisë gjermane kundër punës ilegale (FOTO)

0

Nga mëngjesi i së martës, rreth orës 06.00, policia gjermane ka filluar një bastisje të hatashme kundër krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit! Në shënejstër kanë qenë posaçërisht punëtorët ilegalë.

Sipas informatave të gazetës „Bild“ vetëm në krahinën gjermane NRW janë më tepër se një mijë nëpunës doganorë të mobilizuar. Në përgatitjen e aksionit janë angazhuar më tepër prokurori gjermane.

 

 

Në mes të tjerash, në rrethinat Erkrath, Mohnheim, ëuppertal, Kerpen dhe Frechen autoritetet kanë reaguar. Të armatosur derinë dhëmbë, ata bastisën shumë banesa dhe lokale. Prokurori përkatës gjerman Wolf-Tilmann Baumert e ka knofirmuar për „WDR“ aksionin edhe në Wuppertal dhe Düsseldorf, përcjellë Shtegu.com. Sipas doganës gjermane, bëhet fjalë për një aksion të gjerë në luftë kundër punës së organizuar ilegale.

Në aksion ka marrë pjesë edhenjësiti special i policisë federale gjermane GSG 9, e cila gjatë aksionit ka arrestuar së paku një person. Përmes punës së organizuar ilegale në sektorin e ndërtimit, shkaktohen dëme me shifra milionëshe, ka pohuar të martën një zëdhënës i Deparatmentit doganor.
Sipas statistikave të më reja, vetëm në NRë gjatë vitit të kaluar, dëmet kanë arritur vlerën prej 107 milionë euro. Në gjithë terriorin e Gjermanisë, kjo shumë ka arritur vlerën prej 875 milionë euro. (Shtegu.com)