Bastisje në Dibër, dy persona të ndaluar

Më 17 shkurt 2021 në Dibër, punonjës të policisë nga Stacioni i Policisë Dibër arrestuan A.R. (33) dhe D.R. (25), të dy nga Dibra. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës dhe gjatë ekzaminimit të tyre personal, te D.R. u gjet marihuanë. Ata u ndaluan në stacionic policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza të përshtatshme kundër tyre.