Bastisje në Kondovë, është arrestuar një burrë 34-vjeçar

0

Nëpunës të policisë nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup sot kryen bastisje në dy lokacione në fshatin Kondovë dhe e privuan nga liria S.I. (34), i dyshuar për vepër penale “grabitje” nga neni 141 nga Kodi Penal i RMV-së, e kryer më 8 shtator të vitit 2020.

Siç bëri të ditur MPB, SPB Shkup – Njësia për Krim të Dhunshëm paraprakisht ishte ngritur padi penale kundër R.A.(32), J.I.(36), B.Xh.(27), S.I. (34) dhe L.R. (31), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale “grabitje”, e dënueshme sipas nenit 141 nga Kodi Penal.

Më 8 shtator 2020 rreth orës 22:00 në autostradën Shkup – Tetovë, në rampën pagesore në fshatin Gllumovë, në organizim të të denoncuarit të parë dhe denoncuarës së pestë, i denoncuari i tretë dhe i denoncuari i katërt me veturë ia kanë prerë rrugën B.M. (34) nga Gostivari, i cili ishte me automjetin e tij të udhëtimit “maserati”. Iu ishte bashkëngjitur edhe i denoncuari i dytë dhe të gjithë bashkë fizikisht e kanë sulmuar B.M. pas çka me dhunë e kishin vendosur në automjetin e tyre dhe e kishin dërguar në një parcelë me vetura në fshatin Kondovë, pronë e të denoncuarit të parë, ku përsëri e kanë sulmuar fizikisht.

Së pari, i denoncuari i dytë dhe i tretë, për shkak të kinse një borxhi prej 20.000 euro, e kanë detyruar të dëmtuarin që të hyjë në automjetin “bmvX5” dhe e kanë dërguar në zyrën noteriale në Tetovë, ku e kanë detyruar që të bëjë marrëveshje shitblerëse për automjetin e tij “maserati” para se të regjistrohet në emrin e të denoncuarit të parë. Pastaj, e kanë dërguar të dëmtuarin në pompën e benzinës në fshatin Zhelinë.

Pas denoncimit të ngjarjes, SPB Shkup ndërmori masa dhe ishte bërë bastisje në shtëpinë e të denoncuarit të parë, me çka me vërtetim ishte marrë automjeti “bmvX5”. Nga liria ishin privuar edhe i denoncuari i dytë dhe i tretë, ndërsa në bisedë ishte ftuar edhe e denoncuara e pestë.

Më 10 shtator 2020, pas një njoftimi paraprak, vet ishte paraqitur i denoncuari i parë dhe me të ishte realizuar bisedë, pas çka ishte mbajtur për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa sot është arrestuar edhe S.I.