Bastisje në Llaskarcë të Shkupit, gjenden armë dhe arrestohet një person

Nëpunësit policor nga Departamenti i policisë kriminalistike – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në MPB në koordinim me nëpunësit policor nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme në fshatin Llaskarcë kanë privuar nga liria S.B (34) nga ky fshat, njoftoi MPB-ja.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, siç bëhet e ditur, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë dhe më shumë fishekë dhe një pushkë gjuetie.

Ai është dërguar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës, njofton MPB-ja.