Bastisje në Reçicë të Vogël, gjendet armë dhe drogë (FOTO)

ina-online
ina-online

21/10/2023

Policia e Maqedonisë së Veriut pas njoftimeve paraprake ka kryer një operacion kontrolli në Reçicë të Vogël të Tetovës ku janë gjetur pistoleta, municion dhe lëndë narkotike.

“Pas masave dhe aktiviteteve të marra paraprakisht, me datë 20.10.2023 zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në Tetovë ka kryer kontroll në banesën dhe lokalet tjera të personave A.J.(25) dhe F.J.(26), të dy nga Reçica e Vogël, ku janë gjetur një pistoletë “Zastava” cal. 7.62 mm me një kornizë me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me kornizë pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një thes me material bari që dyshohet si lëndë narkotike, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë”, bën të ditur Ministria e Brendshme.

Në koordinim të prokurorit publik kundër personave do të ngrihet kallëzim penal nga neni 215 dhe 396 i Kodit Penal. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ