Bastisje në Shkup e Prilep, katër të arrestuar për transport të mbi 324 kilogramëve kokainë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Prill, 2023

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave të arrestuar në Shkup dhe Prilep pasi të njëjtit dyshohen për furnizim të paligjshëm dhe transport të kokainës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut shtojnë se të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminel për transport të kokainës në vendet e BE-së, dhe se të njëjtit dyshohet se janë furnizuar në Shqipëri me mbi 324 kilogramë heroinë.

Janë arrestuar personat A.M.(51), D.Z.(37), M.J.(35) dhe D.J.(39), të gjithë nga Shkupi. Ndërkaq, në tentim për të ikur nga policia, është lënduar R.T. (45) nga Prilepi, i cili është në spital, por që për të njëjtin gjithashtu do të parashtrohet kallëzim penal.

“Të katër personat janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar të përfshirë në organizimin e transportit të kokainës drejt vendeve të BE-së, i cili gjatë muajit qershor të vitit 2021, nga persona të panjohur nga Shqipëria kanë blerë dhe më pas kanë organizuar transferimin e 300 pakove me masë kokainë 324.4 kilogramëve drejt Republikës së Italisë, me kamion “duff”, me rimorkio, me targa të Shkup, e që drejtohej nga N.A.”, thonë nga MPB. /zhurnal.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

permbarues

VIDEO/Përmbaruesi ia mori shqiptarit nga Shkupi parcelën 470.000 euro, për borxh 30 mijë euro

INFO

NA NDIQ