Policia e Shkupit pas një kontrolli në banesën e 25 vjeçarit me inicialet B.A në Shkup ka gjetur sasi drogë.
Sipas raportit policor, në kontrollin e kryer më 16.11.2023 në orët e mëngjesit në banesën e shpërndarësit të drogës është gjetur 1,5 kg drogë të llojit marihuanë. Ai është ndaluar nga organet policore dhe se pritet procesi për vepër penale. (INA)