Baton Haxhiu me deklaratë të fortë: Ky është fundi i një Presidenti…

0

Analisti Baton Haxhiu në një lidhje direkte në Top Channel, edhe një hërë ashtu sikurse kishte artikuluar më herët, ka kritikuar qëndrimin e Presidentit Meta për mosdekretimin e Ministrit të Jashtëm Gent Caka.

Haxhiu ka argumentuar ndër të tjera se Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve.

‘Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentet e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon. Ky është fundi i një Presidenti kushtetues’, tha Baton Haxhiu.