Bayern Munich lodhet nga hezitimi i Kimmich, tërheq ofertën e rinovimit për të

Picture of Ina Online
Ina Online

27/02/2025

Festa për 125-vjetorin e Bayern Munich mund të prishet nga një lajm që lidhet me një nga simbolet e tij. Pas 10 vitesh, 426 ndeshjesh zyrtare dhe një mori trofesh të fituar, rrugët e skuadrës bavareze dhe Joshua Kimmich mund të ndahen brenda pak muajsh.

Sipas mediave gjermane “BILD” dhe “Sky Sport”, klubi ka tërhequr ofertën e rinovimit që i kishte paraqitur kohë më parë njërit prej kapitenëve të tij, kontrata në fuqi e të cilit skadon më 30 qershor 2025.

Bayerni arriti t’i rinovonte kontratat me yllin e ri Jamal Musiala, me mbrojtësin Alphonso Davies (i cili dukej se ishte pranë largimit) dhe me kapitenin Manuel Neuer. Kimmich ishte i fundit në listë, por procesi i tij vendimmarrës ka zgjatur shumë, ndaj klubi duket se ka vendosur të shohë për alternativa të tjera, edhe pse nuk përjashtohet një afrim i mundshëm që mund të çojë në një përfundim të dëshiruar.

Këshilli administrativ ka shprehur një lloj padurimi ndaj hezitimit të lojtarit, sidomos duke pasur parasysh që oferta përfshinte një pagë pak më të lartë se ajo aktuale, plot 20 milionë euro në sezon. Ndërkohë, kanë nisur spekulimet mbi destinacionet e mundshme të tij: Premier League, Barcelona dhe Real Madridi janë gjithmonë në pritje.

TË FUNDIT

Paga neto në janar 43.050 denarë

Të përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët të cilët e kanë penguar drejtësinë për shumë raste, kërkoi iniciativa e re “Zero” nga Tetova

Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Të hënën do të protestohet në Tetovë për djegien e Spitalit Modular!

Nikoloski: Kontrolle të mëdha të licencave, mbi 640 kontrrolle – 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohen në identifikimin e mashtrimeve financiare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË