Bayern Munihu dëshiron transferimin e Hernandezit

INA
INA

25 Maj, 2023

Bayern Munihu është i vetëdijshëm se Real Madridi dëshiron Alfonso Dejvisin dhe ata kanë identifikuar yllin e Milanit, Teo Hernandez, si zëvendësuesin e tyre kryesor për kanadezin.

25-vjeçari francez ka luajtur një rol jetik për “kuqezinjtë” që nga ardhja e tij në vitin 2019, duke i ndihmuar ata të ngrinin titullin e tyre të parë në ligë në një dekadë sezonin e kaluar dhe duke qenë një burim kyç i kreativitetit në skuadër, duke u lidhur mirë me anësorin Rafael Leao.

Këtë sezon, Hernandez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime në 41 ndeshje në Serie A dhe Ligë të Kampionëve, duke dëshmuar rregullisht aftësitë e tij si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Bajern Munihu po përgatitet të shesë Dejvisin te Real Madridi në verë dhe besojnë se Hernandez mund të jetë zëvendësuesi i përsosur i kanadezit.

“Kuqezinjtë” do të donin afër 100 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026. Vet lojtari është i lumtur në kryeqytetin e Lombardisë dhe për momentin nuk ka treguar dëshirë të largohet, duke besuar në projektin e “rossonerëve’.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

benzema

Zgjodhi Arabinë Saudite, Benzema tregon motivet: Unë jam mysliman dhe jam në vendin tim

Van de Beek

Van de Beek: Është koha që të largohem

dybala

Dybala mbetet te Roma

palmeira

Futbollisti i West Ham u bë lojtari i parë që fitoi të gjitha kompeticionet e UEFA-s

liverpool

Liverpooli zyrtarizon Mac Allisterin

mesi messi mls inter miami

Flet Messi: Ja pse nuk u ktheva te Barça

inter fiorentina

Dy finale të humbura, Italiano: E dhimbshme! Shoh djemtë dhe vuaj

Anceloti

“Mungesë respekti”, Ancelotti godet Cardinale-n: I destinuar të dështojë

mesi messi mls inter miami

Jo vetëm Messi, Inter Miami kërkon transferimin e tre shokëve të tij

INFO

NA NDIQ