Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

ina-online
ina-online

04/03/2024

Në Kuçovë të Shqipërisë është përuruar baza e parë ajrore e NATO-s në këtë shtet. Në hapje të ceremonisë, në pistat tashmë të rindërtuara të kësaj baze ajrore, ateruan gjashtë aeroplanë luftarakë EuroFighter F-2000 dhe disa helikopterë.

Hapja e kësaj baze është cilësuar si veprim për rritjen e sigurisë në rajon. Fotot e inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë po publikohen në mediat online në të gjithë botën. Mediat botërore transmetojnë se ish baza sovjetike sot merr përmasa moderne në shërbim të NATO-s pas një investimi tranformues prej më shumë se 50 milion euro.

“Ballkani i rrezikuar nga Rusia”, Rama: Baza ajrore në Kuçovë element sigurie, së shpejti edhe baza detare në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, u shpreh se baza ajrore në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor.

Rama theksoi se rajoni është “jo pak i rrezikuar” nga Federata Ruse, ndaj kjo bazë është një aset për të gjithë rajonin.

“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zërit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin. Shqipëria gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me respekt aleatët e saj dhe partnerë, në një aleancë që është së pari aleancë vlerash për garantimin e paqes. Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh, arriti të përfundojë. Këtu me ne janë miq, aleatë. Falënderoj ministrin e Mbrojtjes së Italisë, që ka ardhur me disa avionë me vete. Falënderoj miqtë turq, që për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj dekade. Një bazë, që është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që e dimë është jo pak i rrezikuar nga Federata Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti është vazhdim i rritjes së flotës sonë ajrore. Falenderoj banorët e zonës, për durimin që kanë treguar. Uroj që kjo bazë të sjellë për ta, mundësi të reja punësimi.

Pas bazës ajrore taktike në Kuçovë, Rama shpalosi planin për bazën detare të NATO-s në Porto Romano.

“Dua t’i shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuan, duke nisur nga aleatët tanë të NATO-s, me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re, do të shoqërohet në vitet në vijim, nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano. Jemi besimplotë se së shpejti do t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës. Urim për shëndet të gjitha Forcave tona të Armatosura, që dita ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare”.

Gjenerali i NATO-s: Shqipëria, e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen

Në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.

“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion ne marrim në konsideratë angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë rreth nesh, nëse hedhim sytë kësaj baze të re është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi”, tha ai.

Sipas gjeneralit, kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të përmirësojë ndërveprueshmërinë, rezistencën dhe bashkëveprimin në kuadër të aleancës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ