Bazat ushtarake amerikane në Itali, rreth 15 mijë trupa të pozicionuar në vendin fqinj (HARTA)

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2022

Rreth 15 mijë trupa e 2000 baza ushtarake është arsenali i ushtrisë amerikane në vendin përballë Adriatikut shqiptar, në Itali.

Italia përfaqëson një nga pikat strategjike të forcave amerikane të NATO-s në Mesdhe dhe roli i këtij vendi është e ka qenë kontribuues në misionet ndërkombëtare dhe në operacionet e sigurisë së sovranitetit të vendeve, përcjell OraNews.

Prania e forcave amerikane dhe të NATO-s në Itali ka nisur qysh më 1951 me një marrëveshje ushtarake mes dy vendeve dhe është konsoliduar nën efektin e zhvillimeve gjeopolitike, kërcënimit sovjetik, bllokut të Varshavës e luftës së ftohë.

Sipas të dhënave të Pentagonit, në Itali janë të pranishëm 15.500 forca ushtarake amerikane e 4500 civilë amerikanë që punojnë në këto baza.

Në territore të rajoneve të ndryshme, e me një sipërfaqe totale 1 milionë e 780 mijë metra katrorë tokë italiane, janë pozicionuar 2000 ndërtesa ushtarake amerikane e 1100 godina të marra me qira.

Nuk ka një përcaktim të qartë mes bazave të NATO-s me forcat amerikane e bazat amerikane të ngritura nga marrëveshjet ushtarake dypalëshe. Por ajo që njihet zyrtarisht është se Italia ka 120 baza ushtarake amerikane, e 20 të tjera top sekrete.

Në Friuli, Venezia Giulia ndodhet baza ushtarake e Avianos, më e madhja në Itali e në Mesdhe. Aviano ruan një depozitë armësh nukleare dhe ka të pozicionuar një qendër telekomunikimi të forcave ushtarake amerikane.

Kjo bazë mban numrin më të lartë të trupave ushtarakë, rreth 3500, një flotë ajrore me 170 avionë luftarakë, 50 raketa F16 e 50 armatime bërthamore. Aviano ishte baza qendrore ushtarake gjatë luftës në Kosovë.

Një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s në Itali është ajo Sigonella në Katania të Sicilisë, stacioni ushtarak ajro-detar më i madhi në Mesdhe e aeroport ushtarak.

Në këtë bazë ruhen 5 avionë pa pilotë të teknologjisë së fundit, drone spiunazhi të modelit Global Hawk me rreze veprimi 16 km e shpejtësi 575 km/ orë.

Baza ushtarake e Ghedit në rajonin e Lombardisë është një tjetër bazë e NATO-s e cila ruan një depozitë armësh bërthamore me një flotë avionësh e raketash ushtarake të teknologjisë së fundit.

Zhvillimet e orëve të fundit në Ukrainë kanë vënë në gatishmëri të plotë operative të gjitha bazat e NATO-s, në Itali e në veçanti atë të Avianos e Ghedit, rojtare të një pjesë të arsenalit bërthamor amerikanë në Europë. HARTA E TRUPAVE TE NATO-s

TË FUNDIT

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Qoku: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit

Sarandë/ Lëngu 90 lekë në market, 4 mijë lekë në lokal (FOTO)

BDI: Nuk jemi strehë për servilët,agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË