BDI: 12 maqedonas, 3 shqiptarë, punësimet e fundit në QMK

Picture of Ina Online
Ina Online

18/06/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes një komunikate ka theksuar se “denoncon praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së.”

Sipas kësaj partie, kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme.

“Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin sistematik të një etnie në institucione, atëherë kemi të bëjmë me shërbim ndaj padronit dhe jo ndaj interesit publik apo barazisë etnike.

BDI nuk do të heshtë përballë kësaj hipokrizie politike, ku në emër të përfaqësimit shqiptar, bëhen pazare të pista për pushtet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen edhe në institucionet që udhëhiqen gjoja nga shqiptarë, por që shkelin mbi interesin e shqiptarëve dhe karakterin multietnik të shtetit. E rikujtojmë opinionin se fryma e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të zbatohet me shqiptarë dekorativë në krye të institucioneve, që zbatojnë urdhra nga qendrat anti-shqiptare të vendimmarrjes. Ne nuk do të lejojmë që përfaqësimi i shqiptarëve të reduktohet në emra dhe poste, ndërsa rezultatet janë, përjashtimi dhe varësia politike. Shqiptarët nuk duan favore, duan barazi reale. Dhe BDI është dhe do të mbetet zëri i tyre i pandalshëm”, reagon BDI.(INA)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË