BDI 23 vjet, Ahmeti: 18 cikle zgjedhore fitimtarë, do të rikthehemi edhe më fuqishëm (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte kremtoi 23 vjetorin e themelimit të saj si subjekt i dalur pas konflikit të 2001.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se për 23 vite sa ekziston, BDI ka dal fituese në 18 cikle zgjedhore, pa asnjë humbje, përcjell INA.

23 vite, 18 cikle zgjedhore pa asnjë humbje. Kjo dëshmon se themelet e BDI-së janë në një bazë të shëndoshë e të qëndrueshme, tek gjaku i derdhur për liri, tek sakrifica e panumërt e atdhetarëve dhe shqiptarëve, të coptuar e diskriminuar që nga viti i paspërfundimit të luftës së dytë botërore e deri në luftën 1998 e 2001. Mbi këto themele u dëshmua se ruhet historia dhe trashëgimia. Për këtë arsye asnjë humbje, sepse çdo gjeneratë mbështeste gjeneratën që i printe dhe ata që kanë lind në themelim të BDI-së sot janë nga më të devotshmit, sepse ata tanimë më i kanë mbi 21 vite dhe janë të rreshtuar në të gjitha shtabet politike të BDI-së, dhe nuk ka forcë që mund të përballet me këtë rini të rritur me një edukatë tepër cilësore atdhetare dhe kombëtare, por edhe si integruese edhe afruese për standarde të mirëfillta që ne afrojnë me Evropën dhe na bëjnë me dinjitet dhe të papërkulshëm në ndërtimin e vlerave që çojnë përpara kombin dhe qytetarët”, theksoi Ahmeti.

Ai ndër të tjera tha se BDI do te rikthehet fuqishëm, pasi është nevojë e kohës dhe e votuesve shqiptarë.(INA)

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË