BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

Picture of Ina Online
Ina Online

15/01/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi sot ndaj veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, për të cilën thonë se, po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion.

“Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë”.

“Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës. Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror. Nuk do të lejojmë që një qasje e tillë diskriminuese të kalojë pa reagim dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të ndalur këtë padrejtësi. Diskriminimi etnik nuk ka vend në asnjë institucion publik dhe të drejtat e çdo qytetari duhet të respektohen pa dallim”, thuhet në reagimin e BDI-së.(INA)

TË FUNDIT

Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës

“Kaubojs rrugaç!”/ Andi Bushati “shpërthen” ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?

Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit

Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

“Dënimet do të paguhen direkt nga llogaria”/ Ja si do të funksionojnë kamerat në Shkup

ME TE LEXUARA

1
Alarm për bombë në shkollën “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës
1
"Kaubojs rrugaç!"/ Andi Bushati "shpërthen" ndaj Grenell pasi sulmoi Albin Kurtin
1
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – a pritet zarf i zi në shtëpi?
1
Deputetët gjermanë: Vuçiq duhet të dëgjojë protestuesit
1
Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë

LEXO MË SHUMË