BDI në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm përpos zgjedhjes së Bujar Osmanit në postin e nënkryetarit, ajo ka zgjedhur edhe tre anëtarë të rinj të kryesisë:
Bekim Neziri – kryetari i degës së BDI-së në Çair
Ilir Hasani – nga dega e Kumanovës dhe njëkohësisht anëtar i këshillit të përgjithshëm
Arta Bilalli – deputete nga Gostivari, e cila njëkohësisht do të mbaj postin e sekretares për barazi gjinore që deri tani e ushtronte Saranda Imeri
Këto emërime siç thuhet vijnë pas largimeve që ndodhën në këtë parti dhe që kjo nënkupton grupin e të ashtuquajturëve të të pakënaqurëve të udhëhequr nga Izet Mexhiti, që tashmë zyrtarisht nuk janë pjesë e BDI-së dhe formuan lëvizjen e tyre politike. (INA)