Bashkimi Demokratik për Integrim ka cilësuar të paverteta informacionet se prezantuesja e televizionit Besmira Ejupi, është caktuar si konsul gjeneral nëNew York. Sipas informatave brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, personi i apostrofuar ndoshta ka qenë një nga propozimet, por vendimi për emërimin e saj si konsul në SHBA, është thjeshtë një spekulim dhe nuk ka të bëj aspak me të vërtetën.
Vendimi i këtillë, për atë se kush do jetë konsul në Shtetet e bashkuara të Amerikës, nuk është marrë ende, thonë nga BDI, nga ku, po ashtu informojnë se, marrja e një vendimi të tillë do të jetë transparent për pubikun dhe do të shpaloset në kohë.
Të njëjtin konfirmim morëm edhe nga Qeveria e vendit. Informatat brenda Qeverisë kanë demantuar zërat se Ejupi është caktuar konsul në Çikago të SHBA-ve. Informatat brenda Qeverisë flasin se, në pjesën e mbyllur të mbledhjes së dite më parë, nuk ka pasur një vendim të tillë, dhe se informacionet për emërimin e konsulit në SHBA janë vetëm spekulime.