BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/02/2022

Pas zhvillimeve në Ukrainë kanë reaguar edhe nga BDI. Përmes një komunikate nga kjo parti dënojnë vendimet e fundit të Moskës zyrtare.

“Bashkimi Demokratik për Integrim po ndjek nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës dhe dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina dhe vënien e tyre nën qeverisjen ruse. Me këtë shkelet Marrëveshja e Minskut, minohen bisedimet e formatit të Normandisë dhe rrezikohen përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës”, thonë nga BDI.

“Ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. E vetmja gjë që do ta konsiderojmë si sukses është shtendosja e situatës, që mund të arrihet vetëm me tërheqjen e forcave ushtarake të Federatës Ruse rreth Ukrainës. Duam të potencojmë se këto pikëpamje politike përfaqësojnë pjesë të kursit të përgjithshëm të vendit dhe interesave strategjike si anëtare e Aleancës Veri-Atlantike. Prandaj, dënojmë të gjitha thirrjet e grupeve politike në vend, partnerëve të tyre të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve strategjik, si dhe individëve që i përfaqësojnë ato, me të cilat aprovohet sjellja agresive dhe armiqësore e Rusisë dhe inkurajohen veprimet e saj”, përfundojnë nga BDI./ KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës ne LaLiga

Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

Makina përplaset me tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë!

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë! Ja sa shkon!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË