BDI denoncon punësimet diskriminuese dhe monoetnike në filialin e CEMV-së në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër

Picture of Ina Online
Ina Online

22/05/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve.

Në filialin “Drini i Zi” në Strugë, janë angazhuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune – të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, pavarësisht se shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë rajon.
Të njëjtën ditë, në hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, janë realizuar 8 punësime të reja – sërish pa përfshirjen e asnjë qytetari shqiptar.

Këto zhvillime dëshmojnë për një model të koordinuar dhe të qëllimshëm të diskriminimit institucional dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në punësim, të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.
Edhe më shqetësuese është heshtja dhe bashkëpunimi i heshtur i mbetjeve të VLEN-it në Qeveri, të cilët shohin punësimet monoetnike të VMRO-së, por nuk arrijnë të sigurojnë as një vend pune për popullin që pretendojnë ta përfaqësojnë.

BDI u bën thirrje menjëherë drejtuesve të CEMV-së dhe institucioneve përkatëse që të japin shpjegime publike dhe të ndërmarrin masa urgjente për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Praktikat e punësimit në ndërmarrjet publike nuk guxojnë të kthehen në mjete të favorizimit etnik dhe klientelizmit partiak. Në një shtet demokratik, barazia në punësim nuk është privilegj , është e drejtë themelore. Andaj nuk guxojmë të heshtim përballë këtij nënçmimi”,thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË