BDI: Dhëndri i Taravarit, rrogën sa 5 punëtorë të një ndërmarrje të Gostivarit

Dega e BDI-së në Gostivar ka dalur me akuza ndaj kryetarit të komunës, Arben Taravari, duke theksuar se një familjar i tij ka përfituar kontratë pune me vlerë prej 52 mijë denarë, derisa ai ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për siç thuhet dhëndërin e tij që ka neto rrogë prej rreth 900 euro, përmes kontratës së firmosur ng Taravari.

“Për këtë konstatim vlen fakti që dhjetëra administratorë të Komunës së Gostivarit, madje edhe me mbi 10 vite përvojë pune duke u shërbyer qytetarëve të Gostivarit, dhe me punën e tyre duke bërë qytetin dhe komunën e Gostivarit të dallohet në nivel shtetërorë dhe rajon, u internuan në Ndërmarrjen Publike Komunale, në kushte katastrofale,  duke i zëvendësuar ata me militantë partiakë dhe familjarë,  pa asnjë ditë përvojë pune, dhe duke ju dhënë rroga marramendëse, si dhëndrit të vet në vlerë prej 52.000 denarë apo sa pesë rroga të një punëtori të ndërmarrjes publike “Komunalec”.”, ka reaguar BDI.