BDI do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët e koalicionit në kuadër të AKI-së

Picture of INA
INA

04/11/2025

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjet lokale, koalicioni AKI do të vazhdojë bashkëpunimin. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, gjatë ditës së djeshme theksoi që do të performojnë së bashku në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit ku do të duhet të përsëritet procesi zgjedhor për shkak se më 19 tetor nuk u arrit censusi.

“Kjo çështje fare nuk është diskutuar. Aleanca Kombëtare për Integrim… sigurisht se ne kemi edhe disa beteja para nesh. I kemi zgjedhjet në Gostivar, ku dallimi është i madh në favor të kandidatit tonë, pra të Aleancës Kombëtare për Integrim, kemi zgjedhjet në Vrapçisht gjithashtu dallimi është i madh. Ne kuptohet se do të performojmë së bashku”, deklaroi Arbër Ademi, AKI.

Nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Arben Taravarit, theksojnë që parimisht do të vazhdojë bashkëpunimi në kuadër të AKI-së. Blerant Ramadani, në një bashkëbisedim për Alsat, tha shkurt se deri në fund të javës do të mblidhet kryesia e partisë ku do të fliten të gjitha temat lidhur me zgjedhjet.

Alsat, dërgoi pyetje edhe deri te Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, për t’u deklaruar nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin me BDI-në në kuadër të AKI-së dhe cili do të jetë pozicioni i tyre lidhur me zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht. Megjithatë, deri në publikimin e kësaj kronike, nuk morëm përgjigje. Ai deri më pati nuk është prononcuar fare lidhur me rezultatin e rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Aleanca Kombëtare për Integrim, u krijua si koalicion, pasi Arben Taravari doli nga Qeveria dhe iu bashkua opozitës. AKI, gjithashtu është pasardhëse e koalicionit Fronti Evropian, në të cilën krahas BDI-së dhe ASH-së së Selës, ishin edhe PDSH, Lëvizja Populli, Partia Demokratike Evropian, Partia e Turqve dhe Partia e Romëve. Megjithatë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare PDSH dhe Partia e Turqve braktisën frontin. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË