BDI edhe sot me kërkesë për zgjedhjet e parakohshme, por Mickoski dje ia shoi shpresat

Picture of Ina Online
Ina Online

15/11/2024

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdojnë të këmbëngulin për zgjedhje të parakohshme. Kjo kërkesë sot sërish pasoi nga partia opozitare, edhe pse dje kryeministri Hristijan Mickoski dje theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se qeveria ka agjendën e saj, dhe se nuk synon të harxoj qytetarët përmes organizimit të zgjedhjeve.

Nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, nga BDI thonë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje për krizën e legjitimitetit dhe parakusht për mirëqenien ekonomike.

” Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale më tetor, nuk është thjesht një kërkesë politike, por një mundësi demokratike që të gjitha palët t’i konfirmojnë besimin popullor, veçanërisht në kohra të krizës së legjitimitetit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me votuesit dhe të angazhohemi në një proces transparent që reflekton vullnetin e çdo qytetari. Në kohë si këto, qytetarët meritojnë liderë që nuk i shmangen sfidave të demokracisë, por i përqafojnë ato me gjithë zemër. Ne jemi këtu, të përgatitur dhe të sigurt në mandatin që kemi nga populli, thekson partia opozitare.

Sipas BDI-së, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen njëkohësisht me ato lokale në tetor, atëherë në vitin 2029 do të kemi për herë të parë në histori mbajtjen e tre proceseve zgjedhore (presidenciale, parlamentare dhe lokale) në një ditë të vetme.

Kjo do të rezultojë në kursime të mëdha për buxhetin shtetëror dhe një organizim më efikas të procesit zgjedhor. Katër vite të plota pa ndërprerje zgjedhore – Duke mbajtur zgjedhjet tani, vendi do të ketë një periudhë stabiliteti të plotë deri në vitin 2029, pa shpërqendrime nga fushatat apo proceset zgjedhore. Kjo periudhë do të mundësojë përqendrim të plotë në zhvillimin ekonomik, reformat strukturore dhe agjendat afatgjata për përparimin e shtetit. Pyetja mbetet: a janë të gjitha forcat politike po aq të përgatitura sa BDI për ta vënë performancën e tyre përballë gjykimit të qytetarëve? Populli po pret dhe po vëzhgon ata që janë të gatshëm të dalin përpara me transparencë të plotë. BDI është e gatshme. Është koha që edhe të tjerët ta tregojnë gatishmërinë e tyre”, theksoi partia e Ahmetit.(INA)

Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

TË FUNDIT

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

Adnan Azizi: Blendi, a e kuptove tani pse gjuha shqipe nuk u zyrtarizua, ke borxh kërkim falje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË