BDI e detyruar ta marr PDSH-në në Qeveri?!

BDI është e detyruar të marr PDSH-në për dy arsye. E para është se partia e Thaçit ka luajtur një rol shumë konstruktiv në gjithë këtë krizë duke u bërë pjesë e zgjidhjes dhe jo e tensioneve dhe e dyta është se shumë kryetarë komunash të BDI-së janë edhe me ndihmën e partisë së Thaçit përfshirë Tearcën, Tetovën dhe zona tjera, thonë analistët duke komentuar paralajmrimet për kyçjen e PDSH-së në Qeverin reformatore, pas largimit të ASH-së nga koalicioni qeveritar.

“PDSH ka paguar çmimin e rrënies së rejtingut jo për dicka tjetër, por vetëm për shkakun sepse një kohë të gjatë ajo ka qenë në opozitë. Shpesh kreu i kësaj partie është akuzuar për arsye që sot pasardhësit e tij bëjnë të njëjtën gjë. Thaçi është akuzuar gjithnjë si pengu i partisë dhe njeriu që me asnjë çmim nuk e lëshon kreun, por nëse dikur ishte e arsyeshme të dëgjoheshin këto akuza që rëndom janë të natyrshme sepse pas humbjes duhet të ketë një përgjegjësi, sot del të ketë të drejtë sepse pasardhësit e tij politikë humbjet e tyre i përkufizojnë si fitore dhe  nuk i heq dot nga lideri i subjektit që drejtojnë edhepse ata kanë humbur ngjajshëm”, vlërëson për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Këtu kemi sindromin e përvetësimit të partisë, , shprehet Saliu, që fatkeqësisht vazhdon. Por përskaj kësaj duket se e vetmja mbijetesë e secilit lider dhe subjekt shqiptarë është të qenurit në qeveri. Mbetet varianti më i sigurtë se një parti rikthen votuesit e humbur.

“BDI është e detyruar të marr PDSH-në për dy arsye.E para është se partia e Thacit ka luajtur një rol shumë konstruktiv në gjithë këtë krizë duke u bërë pjesë e zgjidhjes dhe jo e tensioneve dhe e dyta është se shumë kryetarë komunash të BDI-së janë edhe me ndihmën e partisë së Thaçit përfshirë Tearcën, Tetovën dhe zona tjera. Po të jetë për Thaçin jam i bindur se ai nuk do me cdo cmim dhe pa asnjë kusht të jetë në Qeveri sepse ai nuk është i tillë që  dikush mund ta përdorë atë vetëmpse kështu e duan kombinatorikat pas daljes së ASH-së nga qeveria, por Thaçi jam i bindur se ndjehet shumë keq kur i sheh për kaq kohë mbështetësit e tij që për asnjë cmim nuk e kanë braktisur dhe për shumë kohë kanë qenë të anshkaluar”, shrehet Saliu.

Sipas tij, Menduh Thaci duhet kësaj rradhe të jetë pjesë e ekzekutivit për shkakun e përvojës politike që ai ka dhe për mbështetësit e tij që duhet shpërblyer në një formë ose tjetër.

“Thaçi në qeveri ka edhe një gjë tjetër-ringritet fuqishëm sepse PDSH megjithatë është një strukturë që nuk zbrapset lehtë”, nënvizoi Saliu.

Nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi thekson se prej mese 15 vitesh Ahmeti dhe Thaçi janë kundërshtarët më të mëdhenj në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

“Por kjo nuk do të thotë që të mos jenë edhe partner koalicioni në qeverinë e udhehequr nga Zoran Zaev. Sidoqoftë, për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni dhe shtyrjen e proceseve përpara që kanë të bejnë me shqiptarët, e sidomos zbatimin në përpikmëri të Marreveshjes së Ohrit, duke lenë anash inatet e ngushta personale dhe partiake, futja në koalicionin qeverisës edhe të z.Thaçi, do të ishte e mirëseardhur. Me futjen e PDSH-së në Qeveri, fuqia e shqiptarëve në vendimmarrje do të ishte dukshëm më e madhe”, thekson për Zhurnal Krasniqi./Zhurnal.mk