BDI e uron Lëvizjen BESA?!

Anëtari i BESËS Kastriot Rexhepi ka thënë është e pastër situata sa i takon legalitetit dhe legjitimitetit në këtë subjekt, ndërsa vulat qëndrojnë në parti.
“Vendi ku bëhet shkarkimi, zgjedhja e kryetarit dhe organeve partiake bëhet në Kongres, nuk bëhet në pres konferenca apo nëpër zyra paralele”, ka thënë Rexhepi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.
Në këtë emision të pranishëm kanë qenë edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi dhe opinionisti Qenan Aliu.
“Uroj që fërkimet dhe përçarjet të mos thellohen në BESA, të mos ndodhin dy Kongrese siç janë paralajmërimet dhe të bashkohen. Mbetja bosh e skenës politike shqiptare pa opozitën do ishte akomodim i tejskajshëm i elitës politike pa konkurrencë”, ka thënë Xhevat Ademi, transmeton Medial.mk.
“Sa më shumë që BDI thërret që të unifikohet opozita shqiptare, ata aq më tepër po përçahen…”, ka thënë nga ana tjetër Qenan Aliu.