BDI fillon nesër fushatën për Zgjedhjet lokale nga Gostivari

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do ta fillojë nga qyteti i Gostivarit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Kreshnik Bekteshi nga BDI.

“Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe ç’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftësia e Taravarit”, tha Bekteshi, duke shtuar se gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale. Ai tha se BDI fushatën do ta përfundojë në Gostivar.

Bashkimi Demokratik për Integrim iu bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në të zhvillojnë fushatë të qetë dhe demokratike.

“Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe c’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftesia e Taravarit”, theksoi Bekteshi.

Ai tha se Bashkimi Demokratik për Integrim i’u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këto zgjedhje lokale që të zhvillojnë një fushatë të qetë, demokratike dhe në frymë pozitive.

Bashkimi Demokratik për Integrim në Zgjedhjet lokale do të garojë me 19 kandidat për kryetar Komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Për këtë mandat kemi shpalosur tashmë pesë përbetimet që janë shtyllat e Platformës sonë, si:

Agjenda e blertë,
Agjenda digjitale,
Agjenda e përfshirjes së qytetarëve
Agjenda e derës së hapur dhe
Agjenda Zero Toleranca .

Këtyre pesë përbetimeve duhet të ju përmbahen të gjithë kryetarët e komunave, sepse kjo Platformë dhe këto pesë përbetime premtojnë një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për të gjithë qytetarët”, theksoi Bekteshi.