BDI: Ministri i VMRO-DPMNE shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare

INA
INA

01/04/2024

BDI dega Gostivar përmes një deklarate për media ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po rikthen politikat diskriminuese ndaj kumuniteteve nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

”Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaqëqisht ndaj shqiptarëve.

Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare.

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare. Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytezues e secilës prej paketeve sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk aproon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njejtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.

Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhenave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve. Pse ndodh pikërisht tani dhe kush e inskenon këtë situatë? Presioni nëpërmjet ispektoratit dhe emailave nga ministria përkatëse po pengon punën e punëtorëve social. Kjo formë e veprimit tregon qartë që VMRO-DPMNE nuk zgjedh formë për të treguar mukujt, madje nuk llogarit as shtresen më të rezikuar sociale” – thuhet në pressin për media nga Azbi Shaqiri – BDI, dega Gostivar. /tvklan.mk/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ