BDI: Heshtja e opozitës për sulmin e tyre ndaj mediave është miratim i mendësisë diktatoriale në tentativë

ina-online
ina-online

24/03/2024

Reagim nga BDI:

Edhe pas 24 orëve të sulmit më brutal ndaj mediave dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, asnjë distancim e as dënim nuk vie nga pesë drejtuesit e opozitës.

Opozita shqiptare është pajtuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për këtë tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova.

Adnan Azizi, figura kontraverze e nëntokës korruptive, eksponent i lartë i bizneseve të Kasamit dhe i opozitës shqiptare shpif dhe ofendon televizionin Klan Maqedoni, figura mediatike si Blendi Fevziu e Berat Buzhala, Ermal Panduri e Lirim Mehnetaj si dhe shumë të tjerë.

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë ndjek shpifjet dhe akuzat e pabaza me prirje diktatoriale ndaj çdonjërit që mendon ndryshe nga opozita, ndërsa fton të njëjtit të mos involvojnë struktura, personalitete, gazetarë dhe media nga Shqipëria dhe Kosova në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe mos të ofendojnë media dhe gazetarë.

Opozita, e instruktuar nga VMRO dhe Levica, duke shpif për media dhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nuk i bën nder askujt përveç shefave me qendër në Moskë dhe Beograd.

Lufta hibride e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën tashmë ka kaluar çdo parashikim për fushatë të pistë të opozitës, andaj i bëjmë thirrje opinionit të verifikojnë çdo lajm dhe informatë që vjen nga opozita e përbërë nga derivatet e BDI-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ