Kreu i LSDM-së Venko Filipçe deklaroi se LSDM-ja e ka marrë leksionin nga bashkëqeverisja me BDI-në.
Ai ja faturoi partnerit të deridjeshëm të koalicionit meritat më të mëdha për rënien e rejtingut në zgjedhjet e fundit dhe për ndryshimet e nevojshme kadrovike që pësuan në parti.
“Ishim servilë ndaj partnerëve të koalicionit kurse ata e keqpërdorën zemërgjerësinë tonë”, tha Filipçe në intervistë për 360 gradë.
“Është e qartë, dhe ky është një nga postulatet e programit, se ne do të ndërtojmë çdo koalicion të bazuar në politikat e vlerave dhe se nuk ia vlen të qëndrojmë në qeveri apo ta mbajmë qeverinë për një periudhë më të gjatë, ndërkohë që seriozisht dëmtohen pozicionet tona. Kjo ndodhi në vitet e fundit të qeverisjes nga 2022 deri në 2024.
D.m.th. pajtoheni se në njëfarë mënyrë, BDI-ja e harxhoi LSDM-në?
Po, dhe ky s’është vetëm konstatimi im. Kjo është pjesë e një analize shumë serioze që e kemi bërë dhe ky është leksioni i mësuar për të cilin flas”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk