BDI-ja kërkon dorëheqjen e ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive Ivan Stoillkovit dhe distancimin e qeverië nga qëndrimet e tij në mbështetje të politikave proruse dhe antiperëndimore. Nga Forumi rinor i kësaj partie thonë se ky shtet s’mund të jetë terren për glorifikimin e gjenocidit kurse Stoillkoviq supozohet të ruaj Marrëveshjen e Ohrit dhe të jetë ministër i paqes.
Stoillkoviq kritikohet për shkak se në ceremoninë që organizoi në Teatrin Popullor kishte ftuar presidentin e Republikës Srbska Milorad Dodik dhe ambasadorin e Rusisë Sergej Baznikin. Dodiq, në “listën e zezë” amerikane për shkak të aktiviteteve korruptive dhe destabilizuese në rajon, si dhe i njohur si mbështetës fanatik i politikave të Kremlinit zyrtar, duke i thurur elozhe Rusisë, tha se “Populli serb, të cilit po përpiqen t’i veshin etiketa nga lufta e kaluar civile në Bosnjë-Hercegovinë, nuk i ka të njollosura duart. Stoillkoviq nga ana tjetër, ka nxitur disa herë marrëdhëniet ndëretnike me veprimet e tij. Muaj më parë e quajti Kosovën Kosova dhe Metohija, kurse institucioni i tij nuk respekton gjuhën shqipe, deklaroi Veton Sadiku, BDI. /alsat.mk