BDI: Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë

Picture of Ina Online
Ina Online

06/01/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me një kumtesë publike gjatë ditës së sotme, nëpërmjet së cilës kërkon që në vazhdën e ditëve festive, qytetarët dhe eksponentët politikë të përmbahen nga retorika e ashpër, transmeton TV21.

Megjithatë, nga partia e integristëve thonë se “nuk mund të mbeten të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive”.

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët.

Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi…

Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti.

Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi.

Në prag të festave të Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve ortodoksë u urojmë paqe, harmoni dhe ngrohtësi në familjet e tyre.

Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim.

Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri.

Të gjithë qytetarëve u urojmë festa të mbushura me mirësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne“, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

TË FUNDIT

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

Familjarët e Eglit kanë dy fjalë për Gjestin

Leo Gashi thotë se “Gjesti ka puls”: Një mbështetje e fortë pas daljes nga Big Brother

Zgjedhjet në Kosovë/ Shkupjania e “Koalicionit për familjen” që pretendon postin e deputetes!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË