BDI, kancer malinj i shoqërisë shqiptare në MV

ina-online
ina-online

11/12/2023

Ramazan Bekteshi

Në MV, shqiptarëve nuk u duhet Kryeparlamentar kukull, as Kryeministër i përkohshëm, as President fiktiv, as Ministër i Punëve të Jashtme që jep deklaratë për Banjskën si të ishte një sllovak, apo kur mashtron se ‘MV është mozaik i komuniteteve të barabarta’, as Zëvendës-Kryeministër i MV që me deklarata e me Ballkanin e Hapur është më afër Serbisë, as Ministër i arsimit që s’është në gjendje që shqiptarëve t’ua sigurojë shkollimin në gjuhën amtare as aty ku mësimi është i obligueshëm.

Shqiptarët duhet të luftojnë për përfaqësim politik proporcional në të gjitha sferat institucionale e jo vetëm në tre-katër pozita vasale në majë të pushtetit, duke u krekosur me këto pozita, por në fakt duke e lënë popullin të deprimuar nga shumë liri e nën hije të një demokracie fiktive tani e me dekada. Shqiptarëve u duhet barabarësi, të drejta dhe liri kombëtare e njerëzore, e drejta për gjuhë dhe njohje etnike e kulturore autoktone, që janë standarde evropiane por që fatkeqësisht atyre vazhdojnë t’u cenohen.

Përfaqësuesit tanë, që ne i votojmë ia kanë ngritur namin MV në sy të botës, se gjoja shqiptarët kanë përfaqësim dinjitar të etnive, por e vërteta është tjetër fare. BDI është bërë mishërim i një grupi të vogël budallenjsh që riciklohen nëpër pozita për profite, e të korruptuar skajshmërisht me direktiva të liderit, që paradoksalisht Maqedonasit i tolerojnë në këmbim të mbylljes së gojës për më shumë kërkesa kombëtare.

Me BDI në pushtet, kanë pushuar avancimet e të drejtave dhe lirive kombëtare, është zbehur guximi për kërkesa të reja legjitime që u mungojnë shqiptareve. BDI, e degradoi Marrëveshjen e Ohrit, e dogji për xhepin e vet. BDI është parti e shantazhuar, një vasale që i shiti interesat kombëtare për para, privilegje e punë të liga. BDI e shoi grupin e zjarrit me lehtësi sepse ua kishte zënë bishtin, por, sa do të mund ta shuajë mllefin gjithë popullor të grumbulluar me dekada.

Me liderët e BDI-së, me Ramën dhe Abazoviqin, më shumë përfitoi Ballkani i hapur i Vuçiqit se Kosova jonë martire. BDI është nëma që i shoqëron shqiptarët, një nëmë e moçme, që shqiptarëve u shkakton braktisjen e vendit në heshtje dhe pa u ndalë, BDI-a është kancer i shoqërisë shqiptare.

BDI, tani me tri universitete në vend nën kontroll, me kuadrat e saja nxjerr kuadro të paafta të partisë duke i katapultuar në pozitat e prokurorit, gjyqtarit, drejtorit, por jo vetëm me kaq, ajo fabrikon diploma fiktive për profit, derisa shkollat nëpër fshatra çdo vit po mbyllen në formë serike.

Për BDI-në tenderomania ka qenë prioritet për t’i pasuruar bosët e partisë dhe familjet e tyre, por, duke i shkatërruar bizneset familjare të njerëzve të pa kapur. Për hir të këtyre interesave vetanake u sakrifikuan investimet e mirëfillta në viset shqiptare për vite me radhë.

BDI, një lakmitare me oreks të pangopur, i përvetësoi të mirat materiale dhe financiare pa fije turpi. I vodhën burimet ujore, energjetike, minerale, u shkatërruan pyjet, u privatizuan dhe u shkatërruan ndërmarrjet me qëllim të eliminimit [rb1] të konkurrencës së denje për interesa të veta.[rb2]

Gjatë sundimit të BDI-së mungojnë tekstet shkollore shqipe, dhe nëse botohet ndonjë tekst i përkthyer nga autor maqedonas, aty gjen plot fyerje raciste antishqiptare. Përdorimi i shqipes është shndërruar në një betejë të pafund, ajo përdoret aty ku shqiptarët janë 20%, derisa aty ku janë më pak është e ndaluar.

Me BDI-në në pushtet lulëzoi hapja e bastoreve të bixhozit në viset shqiptare, u hapën fabrikat për kultivimin e kanabisit gjoja për qëllime mjekësore, dhe në këto dy biznese bd-istët janë hisedarë s’bashku me partnerët maqedonas në koalicion. Për BDI-në decentralizimi diskriminues për shqiptarët në MV sikur nuk çon peshë, derisa të drejtat e të burgosurëve shqiptarë janë harruar.

Për BDI-në sikur nuk ka rëndësi dukja e valutës maqedonase, me imazhin e saj të turpshëm, pa asnjë motiv shqiptar dhe vetëm me alfabet cirilik. Megjithate, remitancat, apo dërgesat e diasporës shqiptare janë mjete financiare që e shpëtojnë nga kolapsi ekonominë e Maqedonisë së Veriut, derisa, 20% qëndron si virus pandemik në kushtetutën maqedonase i rezervuar vetëm për shqiptarët. Shqiptarëve nuk u duhen dy-tre poste supreme të rezervuar për partinë që sundon mbi dy dekada në këmbim të vuajtjes kolektive, shqiptarët më në fund duhet të trajtohen me dinjitet, të barabartë e shtetformues, ashtu siç në fakt janë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blerim shala

Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

edison ypi

Katibim

skender-asani

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

INFO

NA NDIQ