BDI : Kapja e drejtësisë pranohet publikisht nga partnerët e qeverisë

Picture of Ina Online
Ina Online

09/04/2025

Komunikatë nga Bashkimi Demokratik për Integrim:

Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.

Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”. Kjo nuk është një lapsus.
Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.

Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski. Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë.
Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni.

Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë. Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë.
Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional.
Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane.

I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual.
Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.
Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme”, thekson BDI.(INA)

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË