BDI: Kërcënimet e vazhdueshme të Mickoskit janë të paligjshme! Të bëjmë veting

Picture of INA
INA

12/11/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë përmes një komunikate se dënon sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit me legjitimitet njëetnik, i cili, në mënyrë të përsëritur, po keqpërdor pozitën e tij shtetërore për të kërcënuar politikanët e opozitës.

“Ky veprim nuk është asgjë më shumë se një abuzim i hapur i pushtetit, një përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në opinionin publik dhe për të kufizuar hapësirën e opozitës për të vepruar. Për më tepër, këto veprime ushtrojnë ndikim dhe presion të papranueshëm mbi institucionet e pavarura të drejtësisë. Kryeministri nuk është prokuror, as nuk ka të drejtë të abuzojë pozitën e tij për qëllime të luftës politike”, thekson kjo parti.

Sipas BDI,këto kërcënime të vazhdueshme janë të paligjshme dhe tregojnë një arrogancë që është shenjë e pasigurisë së tij.

“Nëse Kryeministri do të ishte vërtet i sinqertë në luftën kundër korrupsionit, ai do të pranonte thirrjen tonë për një proces vetingu të pavarur dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar, që të përfshijë të gjitha partitë dhe politikanët, përfshirë vetë atë.

Vetëm një proces i tillë transparent dhe gjithëpërfshirës do t’i shërbente demokracisë dhe ndërtimit të një klime politike të besueshme për qytetarët tanë. I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë menjëherë këto praktika të dëmshme, të ruajë dinjitetin e pozitës së tij dhe të respektojë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të abuzuar pushtetin dhe për të cenuar institucionet e pavarura të vendit”, theksoi BDI.(INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË