BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: Kjo Qeveri po humb legjitimitetin etnik

Picture of Ina Online
Ina Online

12/05/2025

BDI përmes një komunikate thekson se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike – shtyllës kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit.

“Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike pa legjitimitet etnik është shndërruar më në një qeveri monoetnike.

Për këtë kemi paralajmëruar që nga fillimi i krijimit të kësaj shumice parlamentare, pasi ajo u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, “për t’u treguar vendin” shqiptarëve. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se, në vend që të pranojë dështimet e veta, Kryeministri paralajmëron një fushatë edhe më të ashpër dhe agresive për të ruajtur vazhdimësinë e kësaj qeverie monoetnike”, thekson BDI.

Më tej thuhet se kjo Qeveri në vend që të pranojë realitetin se qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në terren tashmë po demonstrohet arrogancë dhe agresivitet përmes aktiviteteve të shantazhit, inskenimeve dhe ryshfetit.

“Në skenën publike, funksionarë të Qeverisë bëjnë kërcënime se “do t’i zë drejtësia” ata që e kritikojnë Kryeministrin, ndërkohë që në prapaskenë zhvillohet një shantazh i turpshëm ndaj deputetëve, funksionarëve dhe administratës – shqiptarë, turq dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve joshumicë, për të siguruar njëfarë mbështetjeje të rreme multietnike ndaj kësaj qeverie. Këto përpjekje të dëshpëruara për të fituar ndonjë legjitimitet do të dështojnë, por do të lënë pas pasoja të thella në marrëdhëniet ndëretnike. Çdo ditë që kjo Qeveri refuzon kërkesat e shqiptarëve, është një ditë më shumë në largimin e shqiptarëve nga proceset shtetërore. Kjo shumicë parlamentare ka dështuar në interesat strategjike kyçe të shtetit dhe për këtë po shpërbëhet. Është koha që legjitimiteti i përfaqësuesve politikë të rivlerësohet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, reagon BDI.(INA)

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË