BDI: Kryeministri sot konfirmoi se shteti është i kapur

Picture of Ina Online
Ina Online

04/04/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit të vendit Hristijan Mickoskit në Kuvend, që siç thonë nga BDI pranoi se shteti është i kapur.

“Shqetësuese dhe skandaloze është deklarata e Kryeministrit sot në Parlament, i cili në arrogancën e tij, konfirmoi publikisht atë që qytetarët tashmë e dinë: shteti është i kapur! Në vend të sundimit të ligjit, ka vetëm një ligj – “ligji i tij”, ligji i partisë që ka uzurpuar institucionet dhe që e trajton shtetin si pronë private. Në vend që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, Kryeministri deklaroi hapur se ai vetë vendos mbi të drejtën dhe drejtësinë, duke shkelur parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky është një pranim i hapur se shteti nuk funksionon më sipas normave ligjore, por sipas vullnetit të një partie që i dikton gjithçka institucioneve. Sot, Kryeministri e tha qartë: nuk ka shtet, nuk ka kushtetutë, nuk ka ligje – ka vetëm vendime arbitrare të një partie që ka kapur çdo institucion. E ndërkohë që Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për parandalimin e tragjedisë në Koçan, bën parada në liri, ish-Ministri i Ekonomisë ndodhet në burg pa asnjëherë të ketë shkuar në Koçan”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se ky është shembull i pastër i drejtësisë selektive dhe kapjes së institucioneve, pasi sipas tyre, ryeministri e konfirmoi sot me gojën e tij: shteti është i kapur.

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË