BDI: Derisa LEN zihen kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

Picture of Ina Online
Ina Online

22/04/2025

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ja postimi i plotë:

Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike.

Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht. Ky është një trend i rrezikshëm që shkon përtej neglizhencës teknike – është politikë institucionale që kufizon përdorimin praktik të gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet.

Për më tepër, këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë në pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.

Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike. Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit. BDI i bën thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë diskriminimin gjuhësor dhe të reflektojnë për pasojat e këtij kursi. Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë.
Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë”, thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT

Kushtetuesja shfuqizon nenet kontestuese të Kodit Zgjedhor

“Bisedime intensive për formatimin e qeverisë”, Mexhiti thotë se VLEN-i do t’i ruajë pozitat në ekzekutiv

Parlamenti konstatoi dorëheqjen e Taravarit dhe dy zv/ministrave

Vijon bojkoti i mësimit në Nerovë të Krushevës

Shkolla e shpresës në Nerovë përballet me buldozerin e shtetit

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË