BDI, lot krokodili për “balancuesin”

Picture of INA
INA

10/10/2024

Sado e dhimbshme dhe shokuese duket situata me shfuqizimin e mekanizmit të Balancuesit, reagimet e BDI-së opozitare duken lot krokodili. Ka qenë pikërisht BDI-ja dhe LSDM-ja në qeverinë e kaluar, të cilët, njëzëri miratuan Strategjinë për Reforma në Administratën Publike 2023-2030 ku vinin në pikëpyetje zbatimin e mekanizmit të balancuesit, si një vegël jo vetëm që ka sjellë shpërdorime të shumta, por edhe atë të pabarazisë dhe korrupsionit, kur merr në konsideratë se përtej të qenit si mjet për punësim të përkatësisë etnike, u jepte përparësi listave partiake të punësimit, listave me miqësi, apo edhe manipulimeve të tjera të ndryshme.

Në faqen 47 të kësaj strategjie në segmentin për depolitizimin e administratës publike, thuhet:
Parimi i qasjes së barabartë në çdo vend pune, parimi i profesionalizmit dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të jenë parësorë dhe të zbatohen veçanërisht në të gjithë procesin e përzgjedhjes, punësimit dhe ngritjes në detyrë në të gjitha nivelet në administratën publike, ndërsa në fazën para miratimit të vendimit për përzgjedhje, sigurisht që duhet të kihet parasysh parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve. Në këtë mënyrë kapërcehet nga njëra anë nevoja e aplikimit të mjetit të quajtur “balancues”, i cili në praktikë shkakton abuzime të shumta dhe nga ana tjetër mbetet zbatimi i parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve. Me kritere dhe procedura objektive të një konkursi të hapur për përzgjedhjen e kandidatit më të mirë, të kryer nga profesionistë të administratës që zotërojnë një ekspertizë dhe integritet të lartë, do të krijohet një mburojë nga ndikimi politik -thuhet në strategjinë për reforma në administratën publike, e miratuar në korrik të vitit 2023.

Halil Snopçe e theksoi këtë gjithashtu një ditë më parë në ALSAT, duke sqaruar madje se Balancuesi, si një mekanizëm i futur në vitin 2015, në fakt nuk ka qenë prurësi ose ruajtësi më i mirë i përfaqësimit të drejtë në punësime.

“Më 11 korrik të vitit 2023 në miratimin e Strategjisë për Administratën Publike 2023-2030 është konstatuar se s’ka nevojë për një mjet të tillë si balancuesi. Pra, ne kemi edhe deklaratën e ish-ministrit tonë të Aleancës për Shqiptarët, Azir Aliut….5:48 Edhe një gjë, sepse ju i përmendët përqindjet… Deri në vitin 2015, kur s’ka pasur balancues, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe administratën publike ka qenë 7,8%, pas vitit 2015 deri më sot kur ka ekzistuar balancuesi ka qenë vetëm 1,8%. Kjo dëshmon se përpara balancuesit, rritja e shqiptarëve ka qenë në nivel më të lartë se gjatë balancuesit. Gjatë balancuesit vetëm 1,8% është rritur përfaqësimi i shqiptarëve në instanca të shtetit”, deklaroi Halil Snopçe, Koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN.

Mekanizmi i Balancerit, nuk ka qenë problem i pakapërdishëm edhe për vetë kreun e BDI-së Ali Ahmeti, i cili i pyetur pikërisht nga ALSAT, kohë më parë, pati theksuar.

“Balancuesin nuk e kanë vendosur vetëm partitë që jemi këtu. Balancuesi është një vendim institucional për të ndjekur realizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po s’qenka kusht fort i fortë ky”, tha Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Ndërsa BDI-ja del përpara Gjykatës Kushtetuese për të derdhur lot krokodili lidhur me balancuesin dhe duke u kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve për të ndërhyrë, kjo parti ka qenë më se e vetëdijshme gjithashtu edhe për raportin e fundit të Komisionit Evropian nga skrining-u, për Klasterin 1 (Vlerat themelore), në të cilin theksohej në mënyrë taksuese se mekanizmi i “balancuesit”, i cili përcakton përqindjen e përfaqësimit të punonjësve të sektorit publik nga çdo grup etnik “nuk i përmbush më objektivat dhe se formula nuk pasqyron të dhënat e regjistrimit të popullsisë që jeton në vend”.

Ndërsa politika shqiptare tenton t’i japë kahëzime të ndryshme situatës, një gjë është e qartë, se partitë politike mund të shkelin edhe mbi të drejta të tilla ndaj qytetarëve, vetëm për pikë politike ditore. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË