BDI: Me mjete demokratike do ta mbrojmë “Shqipen”, edhe nëse kjo çon në një krizë të thellë politike!

Picture of Ina Online
Ina Online

10/03/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj çështjes së gjuhës shqipe.

Nga BDI thonë se do ta mbrojnë gjuhën shqipe edhe nëse ky veprim çon në krizë të thellë politike.

Reagimi i plotë:

BDI riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur për mbrojtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, një arritje e shenjtëruar nga sakrificat e dëshmorëve tanë.

Ne sigurojmë qytetarët se do të përdorim çdo mjet demokratik dhe institucional për të mbrojtur këtë ligj, edhe nëse kjo çon në një krizë të thellë politike.

Deklaratat e partive shqiptare të zgjedhura nga VMRO që synojnë të minojnë këtë përkushtim tregojnë pafuqinë, impotencën politike, servilizmin dhe inferioritetin e tyre ndaj partnerëve që i kanë zgjedhur për të shkelur mbi vullnetin e shqiptarëve.

BDI nuk do të lejojë që asnjë shkronjë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe të ndryshohet, pavarësisht kostos politike, sepse ky ligj është miratuar mbi gjakun e dëshmorëve.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, BDI është e gatshme të përballet në çdo kohë dhe nuk i konsideron këta frikacakë si kundërshtarë politikë.

Çdo shqiptar dhe qytetar e di, ashtu siç e dinë vetë udhëheqësit e VLEN-it se fati i tyre politik është i lidhur drejtëpërdrejtë nëse do e marrin ose jo mbështetjen e VMRO-s për kandidatët e tyre, andaj dhe janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim dhe të shkelin mbi çdo interes kombëtar.

Ata po të ishin të denjë për t’u matur me ne nuk do të luteshin natë e ditë që padroni i tyre të mos pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ata e kanë kuptuar se ndëshkimi i shqiptarëve i pret, ashtu siç i presin faqet më të errëta të historisë bashkëkohore të shqiptarëve.

TË FUNDIT

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

FOTO/ Mickoski konfirmon: Ja kush e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË