BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve

Picture of INA
INA

23/05/2025

Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi. Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë. Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike. Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht. Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”

Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.

Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik. Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI shtojnë se në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË