BDI: Në MPB dhe ARM po kryhet degradimi dhe përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse

Picture of Ina Online
Ina Online

13/05/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një komunikate shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe ARM, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve të popullit shqiptar nga pozitat udhëheqëse.

Sipas kësaj partie, rasti i fundit i shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë dhe emërimi i të afërmve të Kryetarit të Komunës në Stacionin Policor të Butelit përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit dhe diskriminimit në sektorin më të ndjeshëm – atë të sigurisë.

“Veçanërisht shqetësues është fakti që kjo ndodh në Butel – një nga komunat më të theksuara multietnike në kryeqytet, ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Emërimet njëetnike dhe partiake në strukturat e sigurisë, si dhe degradimi poshtërues i kuadrove profesionale policore me përkatësi etnike shqiptare, minojnë parimin e përfshirjes – shtyllë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit. Pikërisht prania dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në polici dhe ushtri ishin parakushte për stabilizimin e marrëdhënieve ndëretnike pas vitit 2001. Sot, po shohim një proces të kundërt: çmontimin e mekanizmave të balancës, që çon drejt rikthimit të mosbesimit dhe ndjenjës së përjashtimit te një popull i tërë”, thuhet në reagim.

BDI apelon tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, të reagojnë menjëherë dhe pa ekuivoke.

“Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik. Nuk është kjo thjesht çështje e politikave të brendshme kadrovike – kjo është çështje stabiliteti, besimi dhe e së ardhmes së shtetit të përbashkët”, përfundon komunikata.(INA)

TË FUNDIT

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË