Nga BDI përmes një komunikate thonë se deklaratat e djeshme të ministrit për Transport, Aleksandar Nikolloski, sipas tyre, vërtetuan se askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup-Bllacë, siç pretendohej më herët.
“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE dhe Aleksandar Nikollovskit u demantua tërësisht, sepse vet Nikolovski e konfirmoi në Kuvend që askush nga radhët e BDI-së nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë, siç akuzonte me javë me radhë ai vet. Nikollovski në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI, kohë më parë, kishte kërkuar që Nikollovski të zbulojë publikisht të gjithë emrat e funksionarëve të BDI që sipas tij kanë blerë tokë në aksin rrugor Shkup – Bllacë. Nikollovski dje në Kuvend e demantoi vetveten dhe VMRO DPMNE-në”, thuhet në reagimin e BDI-së