BDI nuk do që të hiqet Qeveria teknike

Picture of ina-online
ina-online

26/11/2023

BDI-ja kundërshton shfuqizimin e qeverisë teknike siç kërkoi ditë më parë VMRO DPMNE-ja.

Sipas nënkryetarit të partisë, Bujar Osmanit opozita maqedonase këmbëngul për një gjë të tillë pasi është kundër kryeministrit shqiptar.

Osmani nuk deshi të zbardh emrin e numrit “një” të qeverisë teknike që do të jetë nga radhët e BDI-së. Ai tha se emri i tij do të mësohet në fillim të dhjetorit. Osmani gjithashtu tha se muajin e ardhshëm liderët e partive politike do të ulen në tryezë për ta dakorduar datën e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se ky qëndrim i Mickovskit ka vetëm një qellim, të vazhdoje që fushata të bazohet vetëm në disa tema, Albanofobi, Eurofobi, Bullgarofobi etj. Sepse ato mendojnë se nuk do të hyjmë në garë të programeve shëndetësorë, programeve sociale, korrupsionit etj. Dhe dikush i ka këshilluar se nëse qëndroni në këto tema, flisni kundër shqiptarëve, nuk mundet kryeministër shqiptar, flisni kundër bullgareve, flisni kundër BE-së, dhe diku në disa fjalime filluan edhe kundër SHBA-së, dhe nuk është kundër qeverisë teknike për arsyen e ministrave apo zëvendësministrave por kundër kryeministrit shqiptar”, deklaroi Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.

Ditë më parë VMRO DPMNE-ja kërkoi shfuqizimin e qeverisë teknike me arsyetimin se BDI-ja nuk ka kredibilitet të caktojë kryeministër teknik për shkak të aferave korruptive. LSDM-ja nga ana tjetër thotë se mund të bisedohet për shfuqizimin e qeverisë teknike por jo tani.

TË FUNDIT
2 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
2 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
8 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

10 orë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
10 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
15 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
8 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ