BDI për kolonat në Bllacë: Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë

Picture of Ina Online
Ina Online

26/01/2025

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat për media kanë reaguar në lidhje me kolonat dhe pritjet e gjata në pikën Kufitare në Bllacë.

Kumtesa e plotë e BDI-së

“Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë.

Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.

Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.

Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat jane te qellimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve.

Kjo duket si një përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri.

Dhe më e dhimbshmja, partitë me 1% mbështetje janë bërë bashkëpunëtorë të kësaj politike.

Është koha që qytetarët dhe institucionet të reagojnë ndaj kësaj pengese artificiale që po dëmton marrëdhëniet tona vëllazërore dhe po frenon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet shqiptarëve.

Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë në të dy anët e kufirit”.

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË