BDI: I erdhi fundi manipulimeve, do të shohim se kush është për Rusi, e kush për Europë!

ina-online
ina-online

17 Gusht, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dal me një qëndrim një ditë para seancës për ndryshimet kushtetuese. Sipas kësaj partie, seanca e nesërme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit.

Rrjedhimisht, BDI apelon tek të gjithë deputetët që të reflektojnë mbi rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona integruese europiane.

Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundshme, vetëm që mos të bllokohet procesi eurointegrues i vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë bën thirrje deri tek partitë politike parlamentare dhe vetë deputetët të lënë anësh inatet personale dhe interesat partiake, të mos tentojnë të bllokojnë por të vendosin si prioritet të ardhmen europiane të qytetarëve. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në familjen e madhe europiane. Nesër do të shohim kush është për integrim e kush për izolim, kush për Europë, e kush për Rusi, kush për ardhmëri e kush për vend-numëro!”, thuhet në kumtesë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

Screenshot_2023-09-30-13-14-08-408-edit_com.facebook.katana

Deklaratat e fundit për sulmin terrorist në veri, kërkohet që Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë

mali-sharr

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Maria GABRIEL

Gabriel pret që Shkupi të mos “vetësabotohet”

LSDM kreret kovacevski zaev zecevic

Ndryshimet kushtetuese a po rikthejnë në lojë liderët e vjetër!

artan grubi

Grubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të tyre

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ